Delawie: Të ndiqen penalisht kriminelët

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, nuk ishte në panel por mori fjalën dhe tha se po përpiqen të kontribuojnë në sundimin e ligjit, edhe për ndjekje penale e për parandalimin e rasteve kriminale, shkruan lajmi.net. “Është mirë të ndiqen penalisht kriminelët por edhe më mirë që të parandalohen ata të bëhen kriminel”, tha Delawie.
Në kuadër të festivalit të filmit të shkurtër dhe dokumentar DokuFest, sot është mbajtur një panel diskutimi për mungesën e përkushtimit të institucioneve për ta luftuar korrupsionin. Aty u tha se duhet të ndodhë një ndryshim psikologjik tek qytetarët.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, nuk ishte në panel por mori fjalën dhe tha se po përpiqen të kontribuojnë në sundimin e ligjit, edhe për ndjekje penale e për parandalimin e rasteve kriminale, shkruan lajmi.net
“Është mirë të ndiqen penalisht kriminelët por edhe më mirë që të parandalohen ata të bëhen kriminel”, tha Delawie.
Ai ka pyetur kosovarët e pranishëm se çfarë duhet bërë Amerika për të ndihmuar në ndjekjen penale dhe në parandalimin e krimit në Kosovë.