Fundamenti

Delawie: Kosova me nivel të lartë të korrupsionit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe ato ndërkombëtare, por edhe përfaqësues nga shoqëria civile kanë bërë thirrje për një angazhim shumë me të madh në luftën kundër korrupsionit.

Në bazë të hulumtimeve të bëra nga organizata vendore dhe ndërkombëtare, del se korrupsioni në Kosovë është i pranishëm në pothuajse të gjitha institucionet dhe në nivele të larta udhëheqëse.

Në debatin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me temën “Lufta kundër korrupsionit: Mision i mundshëm”, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, tha se për të, por edhe për qeverinë amerikane, lufta kundër korrupsionit në Kosovë është prioritet.

Për këtë arsye, ai shtoi se është vendosur që vitin që vjen të shpenzohen dymbëdhjetë milionë dollarë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Hidromorava

Zoti Delawie theksoi se edhe pse ka disa përparime në luftën kundër korrupsionit, niveli i korrupsionit në Kosovë mbetet më i larti në krahasim me vendet e rajonit.

“Korrupsioni pengon punen e qeverisë, kufizon prosperitetin ekonomik, ndikon në cilësinë e demokracisë dhe zvogëlon legjitimitetin e qeverisë. Korrupsioni kullon burimet publike, kufizon sipërmarrsit dhe largon investimeve të huaja dhe vendase “, tha Delawie duke shtuar se ata që e shfrytëzojnë besimin e publikut për qëllime private, duhet të përgjigjet para drejtësisë.

“Është një problem në të cilin duhet të punojmë së bashku”, tha Delawie. /rel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.