Eko Higjiena

Del Ponte: Hetimet për “trafikun e organeve” në Kosovë do të dështojnë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte tha se nuk do të dalë asgjë nga hetimi për trafikun e organeve në Kosovë. Ajo ka shprehur keqardhje që kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosevic, vdiq pa e vuajtur dënimin e merituar për krimet e bëra.

“Nuk ka asgjë nga hetimet për trafikun e organeve në Kosovë dhe mendoj se kjo aferë do të dalë e pasuksesshme dhe do të dështojë”, ka thënë Del Ponte, transmeton “Presheva Jonë”.

UBT

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit për Krime të luftës në ish Jugosllavi, ka shprehur keqardhje që kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosevic vdiq pa e marrë dënimin e merituar.

“Nuk kam pasur dëshirë të shkojë ashtu. Kam pasur dëshirë ta shoh duke vuajtur dënimin, duke paguar gjitha ato të këqija që ka bërë mbi civilët e pafajshëm. Karaxhicit dhe Mladicit uroj shëndet të mirë dhe besoj së shpejti ata do të paguajnë krimet dhe gjenocidin që kanë bërë në viset ish-jugosllave, kundër jo serbëve”, ka thënë Del Ponte.