Fundamenti

Del Piero: Berisha, sulmues shumë i fortë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Superylli italian dhe ai shqiptar që po luajnë në Australi kanë treguar respekt për njëri tjetrin para sfidës ndërmjet ekipeve të tyre. Admirimi i sulmuesit shqiptar Besart Berisha (Brisbane Roar) për Alessandro Del Piero (Sydney FC) nuk është ndonjë sekret, por edhe legjenda italiane ka treguar se është adhurues i yllit shqiptar.

Dy lojtarët do të ndeshen në ndeshjen e ardhshme të ekipeve të tyre.

“Del Piero për mua është lojtar legjendë dhe jo vetëm për mua, por për shumë lojtar”, ka thënë Berisha, transmeton Sporti1.

United Hospital

Del Piero po ashtu ka shprehur respekt për sulmuesin prishtinas. “Ai është sulmues shumë i fortë. E di tregimin e tij, sepse ai ishte ndër lojtarët e parë që i kam njohur kur kam arritur në Australi. Ai është sulmues shumë i mirë”, tha Del Piero.

Italiani ka vlerësuar edhe paraqitjen e fundit të Berishës, në fitoren 2:1. “Kualiteti i tij nuk më ka shpëtuar. Secili i di kualitetet e tij. Shpresoj se ai nuk do të shënojë”, ka theksuar Del Piero.

Berisha megjithatë pret fitore. “Ai është lojtar i madh, por ne kemi besim në ekipin tonë që mund të fitojmë ndaj Sydneyit”, ka pohuar prishtinasi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.