Uji Dea

Del nga koma Florije Peci, e lënduar në Himarë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Del nga koma Florije Peci, studentja e plagosur në aksidentin tragjik të Himarës së 21 majit. Mësohet se Peci është zgjuar mbrëmjen e djeshme dhe sipas bluzave të bardha të spitalit austriak ku ajo është e shtruar, truri i saj ka reaguar pozitivisht pas testeve të bëra.

Sipas të njëjtave burimeve, Peci pas përmendjes ka komunikuar me familjarët e saj duke dhënë shenja të një shëndeti mendor të pacenuar, ndërkohë që pritet transportimi i saj në një tjetër spital në Austri, për një rikuperim më të plotë fizik.

Florije Peçi dhe Eriselda Gubere, dy vajzat e plagosura në aksidentin që në Himarë u transportuan më 24 maj drejt Vjenës, për një mjekim më të specializuar, Ndërkohë që Eriselda Gubere, doli nga koma më 15 qershor.

Fundamenti

Ambasadori shqiptar në Austri, Vili Minallori, në një lidhje telefonike për NEËS24, u shpreh se zgjimi i mbrëmshëm tregon se parametrat shëndetësor të Florijes janë shumë të mirë, raporton Koha.

“Përgjigjet e mbrëmshme treguan se nuk ka asnjë pasojë. Florija nuk ka pasur probleme të dëmtimit në tru, pasi mendohej se koma e zgjatur mund të kishte dëmtime në kokë, por fakti i mbrëmshëm e tregoi se ajo nuk ka pasoja”, u shpreh Minallori, për vajzën që humbi vetëdijën në aksidentin tragjik që mori jetën e 13 personave, prej tyre 12 studente të Universitetit të Elbasanit.

Minallori theksoi se në zgjim, Florija u gjet pranë kujdesit të mjekëve austriak dhe atdhetarëve shqiptar që ndodhen në Austri, ndërkohë që shtoi se i ka komunikuar mëngjesin e sotëm lajmin e lumtur kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe kryeministrit kosovar Hashim Thaçi. /Telegrafi/