Eko Higjiena

Del në shitje libri për vrasjen e Bin Ladenit

/ 1 minutë lexim

Libri i ushtarit amerikan, i cili ka marrë pjesë në vrasjen e Osama Bin Ladenit, ka dalë në shitje, pavarësisht akuzave të Pentagonit se ai ka shkelur marrëveshjen për sekrete ushtarake.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndihmëssekretarit për çështje publike, Xhorxh Llitëll, i cili ka thënë se autori ka shkelur marrëveshjen me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, raporton REL. “Ne jemi duke shqyrtuar këtë libër, por në këtë fazë më lejoni të them këtë: Ne mendojmë se përmbajtja e tij ka informacione të ndjeshme dhe të klasifikuara”, ka thënë Llitëll në konferencën për gazetarë në Pentagon.

Mobi Casa

I shkruar nën pseudonimin e Mark Ouen, libri mban titullin “Ditë jo e lehtë”. Ai thuhet se ndryshon nga shpjegimet që ka dhënë administrata e Obamës për vrasjen e Bin Ladenit.

Kryeterroristi i Al Kaidës është vrarë nga forcat amerikane në maj të vitit 2011, në Abotabad të Pakistanit.