“Dekriminalizimi” i Veselit, luftë kundër rivalëve

Skenari për dosje eliminuese shihet si mundësi e kreut të tanishëm të PDK-së, Kadri Veseli, për eliminim të oponentëve të caktuar brenda dhe jashtë subjektit të tij politik, veçmas tani kur e ka kapur pozitën e liderit të partisë dhe synon të arrijë pozitën e kryeministrit të ardhshëm të vendit.
Ish-kreu i SHIK-ut në aksion për spastrimet e radhës
Skenari për dosje eliminuese shihet si mundësi e kreut të tanishëm të PDK-së, Kadri Veseli, për eliminim të oponentëve të caktuar brenda dhe jashtë subjektit të tij politik, veçmas tani kur e ka kapur pozitën e liderit të partisë dhe synon të arrijë pozitën e kryeministrit të ardhshëm të vendit.
I deja dhe propozimi i ish-kreut të SHIK-ut Kadri Veseli, për të iniciuar nismën legjislative për Ligjin e dekriminalizimit- një ligj të pastërtisë së figurës publike, me të cilin do t’u pamundësohej të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, që të kandidojnë për detyra të larta shtetërore, është parë nga analistët politikë si një propozim tepër hipokrit, prapa të cilit nuk qëndron qëllimi i sinqertë i qasjes ndaj problemit. Kjo ide shihet si një skenar i paramenduar i hartimit të dosjeve për oponencën politike dhe eliminimin e tyre të lehtë duke u thirrur në ligj, ngase është e pakuptimtë që këtë rol ta marrë tani njeriu më i përfolur për të gjitha të bëmat e SHIK-ut, atij shërbimi që, përveç dyshimeve për krime, ka ndikuar thellësisht edhe në kapjen dhe politizimin ekstrem të të tri niveleve të pushtetit në vend, duke instaluar në administratë me mijëra anëtarë të këtij shërbimi. Skenari për dosje eliminuese shihet si mundësi e kreut të tanishëm të PDK-së Kadri Veseli, për eliminim të oponentëve të caktuar brenda dhe jashtë subjektit të tij politik, veçmas tani kur e ka kapur pozitën e liderit të partisë dhe synon të arrijë pozitën e kryeministrit të ardhshëm të vendit.
Iniciativë hileqare
Ismail Kurteshi, deputet nga Lëvizja “Vetëvendosje!”, konsideron se angazhimi për dekriminalizim në parim është angazhim që duhet vlerë- suar, vetëm nëse është i sinqertë dhe pa prapavijë. “Është interesant që iniciativa në formë të propozimit për dekriminalizim po vjen pikërisht nga ato qarqe që para disa vjetëve e përkrahën dhe e finalizuan ligjin për amnisti të kriminelëve që i kishin duart e zhytura me gjak të civilëve shqiptarë gjatë luftës së fundit, por jo vetëm gjatë luftës. Kusht i patejkalueshëm për këso lloj iniciative është që propozuesit vetë të jenë të pastër në këtë aspekt; që iniciativa ose propozimi të përgatitet mirë, në mënyrë që të mos lejojë zbrazëtira për t’i shpëtuar këtij ligji kategori të caktuara të involvuara në vepra kriminele, pra të mos jetë ligj selektiv që do t’i shërbente interesave të grupeve të caktuara qoftë për t’i shpëtuar drejtësisë, qoftë për të eliminuar oponentë politikë nga të cilët iniciuesit ndihen të rrezikuar në aspektin e përkrahjes politike”, theksoi ai. “Para së gjithash, është e rëndësishme të definohet çka klasifikojmë si krim e pastaj të propozojmë masa të cilat janë adekuate për veprën e krimit, gjegjësisht kriminelin. Herët a vonë, Kosova duhet t’i largojë kriminelët nga politika, por kjo nuk mund të ndodhë me iniciativa hileqare”, tha Kurteshi për “Kosova Sot”.
Propozim për konsum politik
Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi konsideron se në gjendjen kur Kosova është para një kritike të rreptë nga ana e BE-së në Raportin e Progresit, do të ishte një gjë normale, që politikanët të dalin me ide adekuate lidhur me dukurinë e luftimit të krimit e korrupsionit, por ky propozim, sipas Kelmendit, duhet të vijë nga njerëz me CV të pastër dhe jo nga ata që edhe vetë dyshohen të jenë të përfshirë në shkelje ligjore dhe veprime të rënda kriminale. “Në këtë kuadër është edhe propozimi i kryetarit të PDK-së mbi ligjin për dekriminalizim, sepse duke e propozuar këtë, tentohet të provohet ideja se mu qeveritarët, që janë përgjegjës për këto dukuri, si forca që e luftojnë atë çështje tejet negative në shoqëri. Kuptohet se dukuria e tillë nuk mund të luftohet nga ata që e kanë shkaktuar atë veprimtari të dëmshme. Mu kjo lidhje kriminale e ka kapur politikën dhe ata tani të zënë ngushtë nuk po lënë veprim pa ndërmarr në drejtim të bindjes së qytetarëve se gjëja ka vullnet edhe pozita për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, tha Kelmendi.
Sipas tij, edhe po të pranohet nga spektri politik kosovar një nismë e tillë, ajo do të jetë ose hakmarrje ndaj oponencës ose mashtrim i përkohshëm vetë opinionin, nismë për konsum politik. “E them këtë, sepse ka pasur mundësi deri tash që disa herë të tregohet me fakte se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është duke u zhvilluar. Por, në këtë anë nuk ka pasur dhe nuk pritet të tregohet vullnet i sinqertë dhe veprim konkret. Po të kishte vullnet dhe gatishmëri për këtë betejë është dashur që vetë Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, dhe të tjerët nga Qeveria, duke mos e përjashtuar askënd, të parët të japin dorëheqje, sepse pikërisht këta janë figurat kryesore të lidershipit politik qeverisës të identifikuar për lidhje dhe të përfshirë me krim dhe me korrupsion”, tha prof. Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.
Lufta për pushtet e kryeparlamentarit
Gjykim të ngjashëm kanë edhe analistët politikë. “Sikurse ideja për nxjerrjen e ligjit për kriminalizimin e skenës politike të buronte nga një grup i pavarur i deputetëve apo grup gjyqtarësh dhe prokurorësh vendorë të pandikuar nga pushtetmbajtësit aktualë, atëherë të gjithë do të kishim arsye t’i gëzoheshim dhe prisnim rezultate të prekshme në atë drejtim. Mirëpo, kur një ide e tillë rrjedhë prej njeriut më kontrovers dhe më të përfolur për të gjitha të bëmat e SHIK-ut, s’ka si të kuptohet ndryshe veçse një skenar i përgatitur për të neutralizuar të gjithë oponentët brenda dhe jashtë subjektit të cilin e drejton Kadri Veseli”, tha analisti politik Florim Zeqa. “Ligji për dekriminalizimin duhet të bëhet në radhë të parë për dekriminalizimin e institucioneve të shtetit, ku përfshihen të tre pushtetet, dhe administrata publike e shtetit,e instaluar dhe e kapur nga qindra militantë partiakë, mijëra anëtarë dhe mbështetës të ish-SHIK-ut ilegal. Kryeparlamentari Veseli, pas largimit të Thaçit nga kreu i PDK-së, sikur po mundohet të marrë primatin në të gjitha nivelet e qeverisjes. Me një fjalë, po mundohet të shndërrohet “Aga” në PDK dhe “Sulltan” i shtetit të Kosovës”, tha analisti Zeqa.
Edhe analisti politik, Arsim Haziri shpreh dyshimin e tij në sinqeritetin e ish- kreut të SHIK-ut, kur flet për bërjen e ligjit të dekriminalizimit. “Ligji për dekriminalizim ndoshta edhe do të bëhet pasi si esencë ka mënjanimin e figurave që janë të përfshira me agjenda kriminale, por është problem të gjejë hapësirë të konsiderueshme, pasi vetë lidershipi aktual është në masë të madhe i përfshirë në veprimtari kriminale, krim të organizuar dhe korrupsion. Në këtë frymë një ligj i tillë s’mund të jetë edhe premtues, gjithnjë duke mos harruar se s’mund të kemi kontribut efektiv për Republikën nga ata që e kanë shkatërruar deri më tani institucionin e rendit dhe ligjit”, u shpreh më tej Haziri. “Unë këtë ide për nismë legjislative e shoh me mjaft pesimizëm, ngase nuk besoj që vetë kreu ì PDK-së ta marrë seriozisht për bazë udhëheqjen e këtij procesi, përderisa pjesëmarrja e tij e dikurshme del pikërisht të jetë antiligjore”, potencoi ai./kosova sot/