Fundamenti

Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë nuk po merret seriozisht

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Afro 11 mijë zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë e tyre, kur kanë kohë vetëm deri më 31 mars.

Megjithatë, duket se ata këtë obligim nuk po e marrin shumë seriozisht.

Kjo pasi që numri i deklarimeve deri tani nuk është i kënaqshëm, e drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit shpreson që ky obligim të kryhet nga ta.

”Deri sot i kemi 2270 zyrtarë që e kanë që e kanë përfundu aplikimin nga ta janë 1 e 500 që e kanë fillu deklarimin e pasurisë, e derisa janë 11 mijë në tërësi që e kanë të obliguar ta kryejnë këtë obligim të rëndësishëm ligjor, kjo do thotë që shumë nga ta nuk e kanë filluar procesin e fillimit të mbushjes së formularit”, ka thënë Yll Buleshkaj, Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Nëse deklarimi nuk bëhet brenda afateve ligjore atëherë pason një dënim për 30% të pagës për muajin e parë, dhe i jepet edhe një afat kohor shtesë prej 15 ditësh.

Mobi Casa

E nëse nuk respektohet as ky afat që zyrtari publik ta deklarojë pasurinë, atëherë ka veprime ligjore.

“Përveç gjobës bëhet edhe objekt i kallëzimit penal në prokurorinë e shtetit që ajo pastaj e trajton dhe e edhe ata pastaj kryesisht shqiptojnë gjobë dhe pastaj një masë tjetër që shtrënguese që është burg me kusht”, ka thënë Buleshkaj, për RTV Dukagjini.

Këtë proces e monitorojnë edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të cilët thonë se Agjencia duhet të marrë disa veprime sidomos gjatë verifikimit të pasurisë së deklaruar.

“Deri më tani nuk është marrë diçka në këtë drejtim dhe janë dy arsyeje e para është që nuk ka pasur një hetim dhe trajtim adekuat të deklarimit të pasurisë. Arsyeja e dytë është që edhe në këto raste janë krijuar ndoshta dilema të caktuara ligjore dhe që rastet nuk kanë shkuar tutje”, ka thënë Gzim Shala nga IKD.

Në vitin e kaluar janë shqiptuar 49 dënime nga APK, ndërkaq asnjë rast nuk ka përfunduar me kallëzim penal. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.