Eko Higjiena

Deklaratat e Qemajl Mustafës shkojnë në Gjykatë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për shkak se ka përdorur fjalor denigrues ndaj Vetëvendosjes, deklarata e Qemajl Mustafës do të dërgohet në Gjykatë ka thënë Ismajl Kurteshi.

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që deklaratën e Qemajl Mustafes ku a`i ka thënë se “Vetëvendosje” po rrenë , ta qojë në Gjykatë. Ismajl Kurteshi kryetar i VV në një konferencë për media tha të enjten se kryetari Qemajl Mustafa po përdor fjalor denigrues ndaj VV. “Nuk është mirë që një zyrtar i këtij rangu të shërbehet me fjalë fyese. S`i VV do ta padisim kryetarin e Komunës për këtë deklaratë denigruese dhe i mbetet Gjykatës të konstatojë se kush në fakt po rren” tha Kurteshi.

Kurteshi duke qenë i bindur se kanë dhënë shifra dhe argumente të sakta rreth shpenzimeve buxhetore tha se bazuar në broshurën e Komunës, shihet se për punë të njëjta shpenzimet në Komunën e Gjilanit , nga viti në vit janë shumëfishë më të shtrenjta. Sipas, Kurteshit në vitin 2008 mirëmbajtja dimërore e rrugëve kishte një vlerë prej 33 mijë e 202 eurove, derisa në vitin 2010 kjo shifër arrin në 127 mijë e 250 euro.

ZN

Rritje të shpenzimeve vërehen edhe tek mirëmbajtja e ndriçimit publik, mirëmbajtja e parqeve ,shesheve dhe hapësirave gjelbëruese,mirëmbajtja teknike e objekteve .Kurteshi rritje të shpenzimeve buxhetore ka konstatuar edhe tek furnizimi dhe mbjellja e drunjve dekorativ,reduktimi i qenve endacak.

VV ka dhënë shifra ku Komuna nuk ka mundur t`i realizojë projektet. Sipas, Kurteshit investimet në projekte ku qytetarët nuk i kanë shfrytëzuar ka pasur në Miresh,Kmetoc,Livoq i Epërm, Cërrnicë,Lladovë,Zhegër.

“Për t`i hequr dilemat se kush në të vërtet po rren,dhe besojmë për t`i bërë më të përgjegjshëm zyrtarët në komunikim me publikun,madje edhe kur bëhet fjalë për oponentët politik, ne rastin do ta dërgojmë në Gjykatë, nga e cila kërkojmë që ta konstatojë rrenën”tha Kurteshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: