UBT

Deklarata e Trumpit për Kosovën, Haziri: Përfshirja e SHBA-së në procesin e dialogut është jetike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratën e fundit të Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka paralajmëruar rikthimin e tij në çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haziri e cilësoi këtë deklaratë si një moment që ka befasuar jo vetëm rajonin e Evropës Juglindore dhe partnerët evropianë, por veçanërisht qeverinë aktuale të Kosovës.

Sipas tij, ndonëse Trump e kishte përmendur dy herë Kosovën dhe ndërhyrjen e tij në procesin e dialogut me Serbinë gjatë fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, qeveria në Prishtinë nuk ishte e përgatitur për këtë rikthim të vëmendjes amerikane në rajon.

Eco Higjiena

“Është befasuese për Prishtinën zyrtare, sepse nuk ka pasur një agjendë të qartë se si do ta menaxhojë këtë pjesë, në rast se ShBA-të rikthehen fuqishëm në këtë proces”, tha Haziri.

Ai theksoi se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në procesin e dialogut është jetike, por kërkoi nga qeveria e Kosovës që të jetë më e përgatitur dhe më proaktive në raport me zhvillimet ndërkombëtare që lidhen me Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.