UBT

“DEKADA E RE” mundësi e artë edhe për rininë gjilanase

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nën platformën e Partisë Demokratike të Kosovës DEKADA E RE, e cila nënkupton dhjetëvjeçarin e ardhshëm për atë lidership të ri që do ta zhvillojë PDK-në, ka vazhduar sot cikli zgjedhor i Rinisë Demokratike të PDK-së në Zhegër, me ç’rast janë zgjedhur strukturat e reja të kësaj nëndege: kryetari, kryesia dhe delegatët për kuvendin e degës së RDK në Gjilan.

Me një frymë entuziazmi e shprese për të ardhmen e rinisë në PDK, të rinjët zhegras sot në këtë kuvend zgjedhor, për kryetar zgjodhën studentin e Fakultetin Ekonomik, në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit, Valdrin Haliti.

Ndërkaq, për monitorimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në këtë kuvend morën pjesë, përfaqësues të Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK, ne nivel të qendrës, z. Betim Gjoshi si dhe nga dega: z. Burhan Isufi, koordinator i komisionit lokal, z. Hevzi Xhelili dhe z. Riza Avdyli.

ARKATANA

“DEKADA E RE, është një mundësi e artë se rinia do ta bëjë PDK-në”, kishte deklaruar dje, z. Uran Ismajli, nënkryetar i PDK-së, ministër i Shëndetësisë dhe koordinator për zgjedhjet në RDK-n e Gjilanit, në një takim me strukturat e rinisë së degës, duke i inkurajuar ata për angazhimin e tyre në këtë proces.

Pas kuvendit të sotëm zgjedhor të RDK-së në Zhegër, Komisioni Zgjedhor ka përgatitur orarin e kuvendeve zgjedhore, pasuese, në këto nëndegë: Nëndega 3-të, nëndega e 17-të dhe nëndega 25, do t`i mbajnë kuvendet zgjedhore të RDK-së, të mërkurën, më 13 qershor, sipas agjendës të publikuar edhe në Ëeb faqen e Degës së PDK Gjilan thuhet në njoftimin e Shefik Surdullit në emër të Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.