Uji Dea

Degradimi i diplomacisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pavarësisht se Ligji për Shërbimin e Jashtëm kërkon që së paku 50% e ambasadorëve të jenë të emëruar nga detyra në Shërbimin e Jashtëm, ose siç njihen ndryshe ambasadorë të karrierës, aktualisht vetëm rreth 30% janë të tillë, ndërsa rreth 70% janë politikë. Përveç kësaj, katër ambasada të Kosovës janë pa ambasadorë, ashtu siç është pa shef edhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd. Opozita dhe shoqëria civile vlerësojnë se Qeveria aktuale është duke e degraduar diplomacinë kosovare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Qeveria “Haradinaj” është duke e shkelur Ligjin për Shërbimin e Jashtëm pasi po vazhdon me emërimin e ambasadorëve politikë, duke tejkaluar kufizimin që së paku 50% e tyre të jenë ambasadorë të karrierës. Madje tashmë mbi dy të tretat e ambasadorëve të Kosovës janë politikë.

Gjithashtu tash e një kohë pa ambasadorë shteti ynë ka mbetur në Mbretërinë e Bashkuar, në Suedi, në Australi, në Shqipëri, si dhe pa përfaqësues në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd.

Fundamenti

Për më tepër, në Komisionin për Punë të Jashtme thonë se Ambasada në Australi përveçqë është pa ambasador, është edhe pa pjesën tjetër të stafit diplomatik, megjithëse një gjë e tillë mohohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhane Vuniqi, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se aktualisht Kosova është pa ambasadorë në Mbretërinë e Bashkuar, në Suedi, në Australi dhe në Shqipëri, siç nuk ka të dërguar as në Beograd.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.