Dega e PDK-së në Viti formon komisionet profesionale të saj

Viti – Në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së degës së PDK-së në Viti, të kryesuar nga kryetari, Sadik Haxhiu, përpos shumë çështjeve të shqyrtuara, temë diskutimi ishte formimi i komisioneve profesionale në nivel të degës. Kryesia e degës së PDK-së në Viti, me unanimitet të plotë, formoi komisionet profesionale në nivel të degës, nga të cilat kërkoi që në takimin e radhës të Kryesisë së Degës, ato të paraqesin planet e tyre të punës.
Kryesia e degës së PDK-së në Viti, në mbledhjen e vet të rregullt, temë diskutimi kishte disa çështje që kanë të bëjnë me organizimin, forcimin dhe konsolidimin e mëtutjeshëm të degës dhe të strukturave të saja, zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Vitisë dhe më gjerë, si dhe formimin e komisioneve profesionale në nivel të degës.
Kryesia vlerësoi si shumë të mirë performancën e Grupit Parlamentar të PDK-së në Asamblenë Komunale dhe kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat e saj dhe nga qytetarët, në funksion të rritjes së transparencës dhe të sundimit të ligjit në komunën tonë, për rritjen e mirëqenies dhe të mirën e qytetarëve.
Kryesia e degës së PDK-së në Viti, me unanimitet të plotë, formoi komisionet profesionale në nivel të degës, nga të cilat kërkoi që në takimin e radhës të Kryesisë së Degës, ato të paraqesin planet e tyre të punës.
Kryesia e Degës së PDK-së në Viti, në veçanti, u ofron mundësinë edhe ekspertëve të ndryshëm dhe individëve profesionistë, që të jenë pjesë përbërëse dhe të bashkëpunojnë me komisionet profesionale të degës dhe mirëpret angazhimin dhe kontributin e tyre thuhet në njoftimin e komisionit për Informim të PDK-së në Viti./rajonipress/