Uji Dea

Dega e LDK-së në Artanë propozon Bajrush Ymerin kandidat për deputet

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryesia e degës së LDK-së në Artanë i ka propozuar kryesisë qendrore të LDK-së që për deputet nga Artana të kandidohet Bajrush Ymeri ish kryetar i Komunës së Artanës dhe kryetar i degës së LDK-së në këtë qytet i cili në të gjitha mandatet ka qenë figurë pozitive dhe ka rritur rejtingun e LDK-së.

Bajrush Ymeri ish kryetar i Komunës së Artanës dhe kryetar i degë së LDK-së në këtë qytet është propozuar nga kryesia e LDK-së kandidat për deputet nga ky qytet raporton rajonipress.

Uji Dea

Kryesia e degës së LDK-së këtë propozim e ka marrë në mënyrë unanime dhe është mbështetur në rezultatet e arritura të vet Bajrush Ymerit në kohën e tij sa ishte kryetar i Komunës ku për këto vite të qeverisjes nuk ka pasur asnjë aferë dhe është njëri nga kryetarët që ka rritur maksimalisht rejtingun e LDK-së thuhet në propozimin e degës së Artanës dërguar kryesisë qendrore.

Në propozimin e LDK-së së Artanës thuhet se Bajrush Ymeri ka pasur pozita të ndryshme në këtë subjekt politik dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ka arritur të marrë 80% të votave nga ana e komunitetit shqiptarë. “Për Artanën dhe qytetarët e saj do të ishte nder dhe prestigj që zoti Bajrush Ymeri ta përfaqësojë këtë pjesë dhe jemi të sigurt se me ndihmën e tij dhe përvojën e mirë menaxheriale e qeverisëse, vetëm të mira do t`i sillte qytetit të Artanës” thuhet në vendimin e degës së LDK-së në Artanë./rajonipress/