DEFENDER Europe 2025, Vjosa Osmani: FSK është krenaria jonë, e ardhmja euroatlantike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë, dhe se e ardhmja është euroatlantike.
Ajo ka shkruar se si komandante supreme ka falënderuar FSK-në për rezultatin e arritur, transmeton Telegrafi.
“Sot në Babaj të Bokës, në zemër të DEFENDER Europe 2025, ndjeva krenarinë që vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë. Si Komandante Supreme, pata nderin t’i falënderoj dhe përgëzoj forcat tona për rezultatin e arritur, si dhe aleatët tanë të pathyeshëm, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Tutje, ajo ka shtuar “Ky ushtrim është dëshmi se Kosova është e përkushtuar, e aftë dhe e gatshme të qëndrojë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n”./Telegrafi/