ARKATANA

Dedaj i gatshëm t’i bashkëngjitet UÇPMB-së!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, paralajmëron Beogradin dhe komunitetin ndërkombëtar se në rast konflikti mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës me forcat serbe, shqiptarët e Luginës nuk do të jenë vetëm.

“Ne do t’i përgjigjemi si komb dhe Serbia do të ballafaqohet me një rezistencë gjithëpopullore, me 7 milionë shqiptarë… Jam i gatshëm të vesh çizmet dhe të dalë në front bashkërisht me UÇPMB-në për të luftuar dhe mbrojtur vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës dhe t’i përgjigjem kolonave ushtarake, nëse UÇPMB do të kërkojë mobilizim”, ka thënë Dedaj.

Ndaj akteve të fundit të dhunës, bastisjeve dhe arrestimit të tetë shqiptarëve nga Tërnoci dhe Breznica e Luginës së Preshevës, ka reaguar kryetari i Partrisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, i cili ka kërkuar nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës t’iu shmangen provokimeve dhe të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët për t’i dhënë prioritet dialogut për zgjidhjen e krizës në rajon.

“Nëse nuk arrihet marrëveshje me dialog, dihet çka pason. Do të ndodhë ajo çfarë ndodhi para 13 vitesh në Kosovë, dalja në skenë e UÇK-së, si rezultat i dhunës së regjimit të egër serbë”, ka thwnë Dedaj në një intervistë për agjencinë “Presheva jonë”.

Dedaj ka thënë se ditëve të ardhshme do të ketë takime në Bruksel dhe Gjenevë, ku do të alarmojë komunitetin ndërkombëtar për dhunën e vazhdueshme dhe terrorin serb në Luginën e Preshevës.

ARKATANA

“Do të kërkoj të ndërmarrin masa urgjente për pengimin e eskalimit të situatës në rajon… Osa ta ndalin ndërkombëtarët Serbinë, ose e ndalim vetë!” , thotë Dedaj.

Líder i PLK-së ia përkujton Beogradit dhe komunitetit ndërkombëtar se Lugina e Preshevës është Kosovë Lindore.

“Ne nuk do të tolerojmë që atje të nëpërkëmben dhe të terrorizohen vëllezërit tanë… Ata nuk janë vetëm. Duhet ta dinë pasardhësit e Milosevicit se në rast konflikti me forcat serbe, shqiptarët e Luginës nuk janë të vetëm. Ne do t’i përgjigjemi si komb dhe Serbia do të ballafaqohet me një rezistencë gjithë popullore, me 7 milionë shqiptarë…”.

Duke komentuar përfoljet për mobilizim dhe riaktivizim të UÇPMB-së dhe UÇK- së në Maqedoni, Dedaj ka thënë se “jam i gatshëm të vesh çizmet dhe të dalë në front bashkërisht me UÇPMB-në për të luftuar dhe mbrojtur vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës. Jam i bindur se nuk jam i vetmi nga Kosova, por edhe mijëra të tjerë janë të gatshëm t’i bashkëngjiten kolonave ushtarake, atë ditë kur UÇPMB do të apelonte për mobilizim…”, ka thënë Dedaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.