Deda: Shtet autokrat pa “Vetëvendosjen”
“Vetëvendosja është alternativa e vetme politike në Kosovë, është formacioni politik më i qëndrueshëm dhe është lëvizje politike që i ka parimet e forta dhe rezultatet e mira”, kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” aktivisti Ilir Deda, i cili ditë më parë iu bashkua partisë së Albin Kurtit.
Deda thotë se katër vitet e ardhshme nuk guxojnë të jenë sikur 7 vitet e fundit për Kosovën, prandaj duhet të ketë njëqeverisje rrënjësisht ndryshe nga ajo e kryeministrit Hashim Thaçi.
Ish-drejtori i KIPRED-it, thotë se në bisedimet me Serbinë, nuk është dashur të shkohet pa kushte dhe si rezultat i kësaj, siç thotë ai, Kosova sot nuk është afër Mitrovicës e as më afër Brukselit./zeri/


