UBT

Deda: Refuzimi i Haradinajt për shkarkimin e ministrave bie ndesh me kërkesën e BE-së për sundim të ligjit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti Ilir Deda ka komentuar deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se deri në vendimin e gjykatës nuk do të shkarkojë asnjë ministër.

Deda përmes një statusi në Facebook ka shkruar se refuzimi i Haradinajt për shkarkimin e ministrit Besim Beqaj dhe Pal Lekajt bie ndesh me kërkesën e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit.

UBT

“Refuzimi i kryeministrit Haradinaj që t’i shkarkojë së paku dy ministra të Qeverisë së tij me aktakuzë për korrupsion e keqpërdorim, direkt bie ndesh me kërkesën eksplicite të BE-së për sundim të ligjit dhe insistimin e tyre, edhe të opozitës, për miratimin e Ligjit për suspendim dhe largim të zyrtarëve me aktakuzë dhe dënim për korrupsion”, ka shkruar Deda në Facebook.

“Shkurt, prej Kosovës kërkohet që zyrtarët politik e publik të shkarkohen sapo të ketë aktakuzë, e jo të pritet me lojëra politike të të gjykimeve të stërzgjatura të gjyqësorit të zaptuar”, ka shkruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.