Uji Dea

Deda: Pas tetorit mund të përfundojmë pa President dhe në kaos total

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me një kaos të plotë institucional nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet Presidenti i vendit.

Deda tha se aktualisht nuk sheh një zgjidhje për situatën politike.“Nuk mendoj se ka zgjidhje në fund të tunelit. Fatkeqësisht, Kosova afatin e fundit për me zgjedh Presidentin e ka 4 tetorin. Nëse nuk ka President më 4 tetor, atëherë s’ka kryetar të shtetit”, deklaroi Deda.

Ai theksoi se Kushtetuta përcakton një afat prej gjashtë muajsh për ushtrimin e detyrës së Presidentit, ndërsa paralajmëroi se vendi mund të mbetet pa President.

Eco Higjiena

“Kushtetuta thotë që veç 6 muaj mundesh me qenë ushtrues detyre. Praktika është e tillë dhe ne, për shkak të shkurtpamësisë politike të 6-shes së LDK-së, mundemi me përfundu pa President, në kaos të plotë institucional”, tha ai.

Sipas Dedës, gjashtë deputetët e LDK-së nuk janë përgjegjësit kryesorë për situatën e krijuar, por qëndrimi i tyre, sipas tij, po kontribuon në thellimin e krizës institucionale.

“Këta të gjashtë nuk janë përgjegjësit pse ne jemi në gjendje të tillë, por po kontribuojnë në kaosin institucional të Kosovës”, u shpreh Deda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.