ARKATANA

Deda: Opozita nuk është e bashkuar, Kuvendi s’mund ta votojë asnjë rezolutë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, ka folur për rezolutën që parasheh ta ndaloj presidentin Hashim Thaçi që të flas në Bruksel për kufijtë e Kosovës, që nuk ka arritur të marr votat e deputetëve të Kosovës.

Në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, Deda ka thënë se është befasuar me faktin se si s’ka kaluar kjo rezolutë në Kuvendin e Kosovës.

“Jam befasuar që kjo rezolutë s’ka kaluar. Kjo më ka bërë të ndihem keq. Ky fakt ka treguar se edhe opozita nuk është e koordinuar dhe aspak e bashkuar. Kuvendi tash është në gjendje të rëndë. Ky Kuvend nuk po mund ta votoj asnjë rezolutë”, ka thënë Deda.

Eco Higjiena

Ai ka bërë me dijes se ka edhe dyshime në seriozitetin e disa deputetëve të opozitës.

Deda ka thënë se nëse do të ishte votuar rezolutë, Hashim Thaçi nuk do të takohej nesër me Vuqiqcin.