Mobi Casa

Deda: Marrëveshja e Brukselit e ka ndarë Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Çmimin Nobel për paqe, para 20 vjetësh, e kanë fituar edhe Jaser Arafat dhe Jicak Rabin për marrëveshjen e arritur në Oslo. Mirëpo, konflikti në mes të palestinezëve dhe izraelitëve ende vazhdon.

Në këtë mënyrë, Ilir Deda, drejtor i Institutit Kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave, KIPRED, në një intervistë dhënë të përditshmes serbe “Blic”, ka komentuar njoftimet se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, ka mundësi ta fitojnë çmimin Nobel për paqe këtë vit.

Hidromorava

“Rezultati i bashkëpunimit Daçiq- Thaçi ka krijuar këto rrethana: ata po bëjnë përpjekje që ta zgjasin qëndrimin e tyre në pushtet, ndërkaq BE dhe SHBA dëshirojnë ta përmbyllin këtë tregim. Por, sikurse të gjitha marrëveshjet e deritanishme në Ballkanin perëndimor, edhe kjo nga Brukseli është afatshkurtër dhe gjysmake. Plani i Ahtisarit ka inkurajuar ndërtimin e Kosovës si shtet qytetar, ndërkaq marrëveshja e Brukselit e ka ndarë Kosovën në pjesën serbe dhe atë shqiptare. E, për t’u arritur paqja, është futur edhe ndarja e sovranitetit”, ka vlerësuar Deda, transmeton koha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.