UBT

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analisti, Ilir Deda ka thënë se pjesë e strategjisë për korrigjimin e vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duhet të jetë edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se pa qenë pjesë e kësaj organizate është e pamundur me sigurua mbrojtja.

“Pa Këshill të Evropës kemi me pas debat të madh në këtë shoqëri. Nëse nuk është anëtarësimi në Këshillin e Evropës pjesë e kësaj strategjie, shumë kemi me pas debat. Është e pavlerë. Bë ti çfarë të duash, pa qenë anëtarë i Këshillit të Evropës nuk mundesh me sigurua mbrojtjen juridike të njerëzve tu”, ka thënë Deda në Tëvë1.

Por, deputeti i LVV-së Valon Hoti ka thënë se nuk do t’i mbajnë të gjitha shpresat në Këshillin e Evropës.

Mobi Casa

Ai është shprehur se beteja duhet të fitohet në Apel me faktet që sipas tij janë në anën e Kosovës.

“Këshilli i Evropës është edhe vendim politik i shteteve anëtare dhe nuk pajtohem që ta varim shpresën aty, të punohet edhe në atë drejtim të jetë pjesë e strategjisë, pro drejtësinë në Apel duhet ta fitojmë me faktet të cilat janë në anën tonë”, ka thënë Hoti.

Kosova nuk është pjesë e Këshillit të Evropës, ndonëse aplikimi i saj ka kaluar në Asamblenë e Përgjithshme, por jo edhe në Këshillin e Ministrave të vendeve anëtare. Në këtë këshill nuk ka hyrë në rend dite çështja e pranimit të Kosovës.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.