ZN

Deçan, vrasje për fajde, autori në arrati

/ 1 minutë lexim
ZN

Burimet e Indeksonline brenda policisë, kanë deklaruar se i vrari është Zeqir Demhasaj, rreth 35-vjeç, ndërsa autori i krimit dyshohet së është Xhevdet Kuqi, rreth 37-vjeç.

I dyshuari ende ndodhet në arrati ndërsa Policia e Kosovës ka filluar një operacion për arrestim. Motivet e kësaj ngjarje dyshohet se lidhen me fajde.

Një person është vrarë para pak minutash në fshatin Carrabreg të Deçanit. Kryesi i krimit është i njohur për policinë, mirëpo i njëjti për momentin ndodhet në arrati.

UBT

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Policia në Deçan, mirëpo për momentin nuk ka informacione rreth viktimës dhe motiveve të kësaj vrasje.

Në vendin e ngjarjes rreth orës 13:00 kanë dalë edhe krimet e rënda rajonale të cilat po merren me rastin. Më vonë Indeksonline ju sjell raportin e zgjeruar./V.K/