Mobi Casa

Dëbohet nga Gjermania bashkë me vajzën 6 vjeçe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vajza e Jeton Dudës, Shiretja, e lindur në Gjermani, po mendonte se po e zgjonin për ta dërguar në shkollë.

Jeton Duda, 26 vjeçar, i lindur në Ferizaj, jetonte në Gjermani (Wermelskirchen) që nga viti 1990. Ai ishte i integruar në vendin ku jetonte dhe nuk merrte ndihma sociale. Megjithatë, dje, kur ai në orën 2.30 pas mesnatës kthehet nga puna, në hyrje të banesës e presin policët dhe nëpunësit e zyrës për të huaj.

Pa e zgjatur shumë ata ia vënë prangat dhe bashkë me vajzën 6 vjeçe, Shireten, e përcjellin menjëherë në aeroport. Vajza e lindur në Gjermani dhe që kurrë më parë nuk kishte qenë në Kosovë, po mendonte se po e zgjonin për ta dërguar në shkollë, thotë për mediet gjermane motra e Jetonit, Afërdita, duke iu referuar prindërve të saj Limanit dhe Xhevrijes që kishin qenë dëshmitarë të ngjarjes.

FIDANISHTJA

Dëbimi i Jetonit vjen si pasojë e një rrahjeje në të cilën ai qe përfshirë para 4 vitesh. Për lëndimin trupor që kishte shkaktuar, ai qe dënuar me 8 muaj me kusht. Dhe, një dënim i tillë, me rregullat e reja, mjafton për dëbim të personave me prejardhje të huaj.

Sipas ligjit, cilitdo që dënohet me gjobë prej më shumë se 50 njësish ditore, nuk do t`i vazhdohet ose jepet e drejta e qëndrimit në Gjermani, thotë një zëdhënës i policisë së regjionit.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.