KKVITI

Debatik Curri zëvendëson Lorik Canën në Kombëtare

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Debatik Curri është më i kuotuari për të marrë pozicionin e Lorik Canës për ndeshjen e 7 qershorit ndaj Norvegjisë. Të paktën kështu e shikojnë disa nga ish-legjendat e mbrojtjes kuqezi. Për Rudi Vatën, Geri Çipin dhe Fatbardh Jerën, mbrojtësi kosovar është alternativa më e mirë mes të grumbulluarve dhe ndoshta i vetmi që mund të nxjerrë një 90- minutësh gati perfekt, ashtu sikundër pretendohet nga trajneri De Biasi.

“Unë mendoj se më i përshtatshmi për një ndeshje të tillë, teksa mungon Cana, do të ishte Curri. Kjo, pasi ai ka luajtur më shumë vitet e fundit me këtë skuadër dhe është përshtatur edhe me lojën e Dallkut dhe Canës në atë pozicion. Gjithsesi, duhet parë se në çfarë gjendje është ky futbollist, pasi duhet të jetë në kapacitetin e tij më të mirë për ta përballuar këtë ndeshje. Sigurisht, unë nuk them se Osmani dhe Teli nuk janë të denjë për të zëvendësuar Canën. Por, duke qenë se kanë luajtur më pak në Kombëtare dhe janë konsideruar përgjithësisht si rezerva, atëherë arsyetimi im bie mbi Currin” tha Ruydioa Vata për Panorama sport.

Uji Dea

Ervin Bulku pritet të jetë kapiteni i Kombëtares në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Në mungesë të Lorik Canës, por ndoshta edhe të sulmuesit Erjon Bogdani, që mund ta nisë takimin nga stoli, përgjegjësia për të mbajtur shiritin i bie mesfushorit tiranas. Në prag të sfidës së 7 qershorit, lojtari që aktivizohet me Sepahanin në Iran ka dhënë mendimin e tij për atë që pret nga kjo përballje. Në konferencën e djeshme për shtyp, Bulku, ndër të tjera theksoi se Shqipëria është e karikuar për të fituar.

“Jemi grumbulluar që prej të mërkurës dhe shikoj që në skuadër mbizotëron një atmosferë pozitive. Mund të them se tek asnjë prej pjesëtarëve të stafit apo lojtarëve nuk mungon besimi për një paraqitje të mirë në këtë ndeshje. Është një takim deciziv për ecurinë e skuadrës sonë. Ne kemi besim se do të bëjmë një paraqitje dinjitoze ndaj Norvegjisë dhe këtë e kemi treguar edhe më parë. Të gjithë së bashku e dimë shumë mirë që kjo ndeshje duhet fituar, pasi është e vetmja mënyrë për të pretenduar. Nuk ka vend për eufori, sepse na pret një ndeshje e vështirë. Një rezultat i mirë do të na shkurtonte kilometrat drejt Brazilit”, deklaroi Bulku.