Fundamenti

Debati i kryetarit Mustafa pasqyrim i njëanshëm

/ 4 minuta lexim

Nga Arben Mehmeti – Raporti i kryetarit të komunës më tepër ka qenë pozitiv dhe afirmativ respektivisht pasqyrim i njëanshëm i vetëm disa të arriturave pa u fokusuar edhe në të metat dhe keqqeverisjen në shumë sektorë të komunës.

Kryetari i komunës nuk ka pasqyruar në mënyrë realiste qeshtjen e keqmenaxhimit financiar, siç ka pasur në komunë dhe është një praktikë e kësaj qeverisje, problemet në fushën e planifikimit hapësinor, sepse kemi pasur shumë shpenzime në këtë fushë pa mundësinë e mbrojtjes në praktikë të këtyre vijave të planifikimit, dhe për këtë arsye këto mjete financiare mund të llogariten si mjete që ju shërbejnë vetëm atyre kompanive private projektuese, ndërsa duke dëmtuar në masë të madhe buxhetin komunal pa mundësin e mbrojtjes së këtyre investimeve në favor të qytetarëve.

Dështimi i zbatimit në praktikë të shumë vendimeve komunale dhe rregulloreve të caktuara, në fushën e mbrojtjes së ambientit, sanitaris, etj. Mos menaxhimi efikas respektivisht keqmenaxhimi i hapësirave publike, problemet me uzurpime, politizimi i shumë projekteve në fushën e bujqësisë, maltretimi i qytetarëve në aspekt administrativë etj dhe shumë probleme tjera janë të përditshme, por që nuk ishin spikatë në këtë raport të kryetarit.

Sidoqoftë kryetari i komunës është munduar që të hartoj një raport që pasqyron vetëm të arriturat dhe në këtë formë të ja plasoje qytetarëve , por se edhe qytetarët e dinë se komuna ka shumë probleme të mëdha dhe se tashmë kjo komunë është e para në Kosovë për nga borxhet e mëdha, dhe që shumë kompani tashmë i ka shndërruar në kompani sociale dhe shumë prej tyre i ka drejtuar kah falimentimi, që është problem serioz i kësaj qeverisje që edhe për kohë të gjatë nuk do të mund të dalë nga kjo krizë e thellë financiare.

Dhe në këtë raport shumë ma tepër ka pasur anë negative gjatë këtij viti se sa veprime në interes të qytetarëve Gjilanas.
Edhe këtë vit kjo komunë fuqinë kryesore këtë vit e ka shpenzuar duke larë borxhe, por pak duke punuar në ndonjë projekt, dhe mund të konsiderohet si vit i borxheve të mëdha.

RCCOLA

Prandaj do të ishte mirë që kryetari i komunës të paraqesë edhe një faqe tjetër të raportit ku fokus do të duhej të ishin dështimet dhe vetëm në këtë formë do të ishte në shërbim pozitivë dhe objektivë si kryetarë i komunës.

Sidoqoftë ne kemi parasysh që edhe ky vit ka qenë vit i tendencës për dominim i dy konkurrenteve institucional kryetarit të komunës dhe kryesuesit , respektivisht i tendencës për të fuqizuar vetveten dhe të fitojë betejën që të jenë i pari i partisë pasi këtë vit i kishin zgjedhjet që po vazhdojnë edhe më tutje, pra buxhetin komunal e kanë shfrytëzuar për zgjedhje në kuadër të partisë dhe edhe në këtë mënyrë të vetëdijshme e kanë dëmtuar buxhetin komunal duke keqpërdorë pozitat zyrtare dhe mekanizmin institucional për nevoja të përfitimeve politike-personale.

Sidoqoftë ne si LDK mendojmë se Kryetari i komunës më pozitivisht ka luajtur rolin e të qenit në shërbim të të gjithë subjekteve politike në kuvendë komunal pasi edhe ashtu e ka misionin dhe për këtë meriton lëvdata, dhe këtij misioni më tepër i shërben edhe subjektit të vetë politikë PDK-së. Ky është interes e edhe i qytetarëve të komunës që ai ta ketë edhe timonin e degës sepse në këtë mënyrë është më i lirë të ushtrojë pozicionin si kryetar i komunës.

(Autori është shef i Grupit parlamentar të LDK-së në Gjilan)