Hidromorava

De Niro me doktoraturë nderi pa kryer as shkollën e mesme!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Aktori Robert De Niro këtë javë është pajisur me doktoraturë nderi nga Bates College në Maine. Të diplomuarve në ceremoninë e dhënies u tha se ishte i kënaqur me arritjet në jetë, ndonëse nuk shkoi në kolegj.

“Në shumë mënyra largimi nga shkolla në të vërtetë ishte avantazh për mua. Kam kursyer pothuajse 6 mijë dollarë, sepse nuk kam paguar shkollimin dhe kostot e tjera të studimit. Ndihem paksa budalla, sepse po të pritja deri tani që të mos shkoja në kolegj do të kurseja rreth një çerek milioni dollarë, por në fund gjithçka doli mirë – kam kursyer para dhe mora një diplomë,” tha aktori, i cili nuk ka mbaruar shkollën e mesme.

Eco Higjiena

Doktoratura e nderit iu dha edhe gazetares së PBS dhe autores Gwen Ifill dhe biologes molekulare nga Princetone, Bonnie Bassler, raporton Associated Press.

Ndërsa së fundi aktori 68-vjeçar thuhet se do të luajë në filmin e ri të regjisorit francez, Luc Beson, me titull pune “Malavita”, në të cilin ai do të luajë rolin e një mafiozi amerikan të pensionuar.