Uji Dea

De Niro: Dëshiroj shumë të vizitoj Shqipërinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani patën një takim të veçantë kortezie me aktorin e famshëm të Hollywood-it, Robert De Niro.

Gjatë bashkëbisedimit të përzemërt, aktori i madh u interesua shumë për zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërisht në fushën e kinematografisë.

UBT

De Niro, në përgjigje të ftesës së Presidentit Nishani u shpreh se dëshiron ta vizitojë Shqipërinë në një moment të afërt në përshtatje me agjendën e tij.

Pas takimit me Presidentin Nishani, aktori Robert De Niro dha këtë prononcim: “U ndjeva i nderuar që takova Presidentin dhe do të shkoj në Shqipëri. Vetëm se do të më duhet të caktoj një kohë të përshtatshme, sepse dëshiroj shumë që të shkoj dhe të vizitoj Shqipërinë”, njofton zyra për informim e presidentit Nishani.