De Biassi, ka një kërkesë për serbët
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka mbajtur edhe konferencën e fundit për gazetarë, para ndeshjes me Serbinë, që luhet nesër duke filluar nga ora 20:45.
Italiani, ka kërkuar nga serbët që të lënë pas të kaluarën, të lënë anash politikën, që kjo ndeshje, të shkoj ashtu siç i ka hije sportit.
De Biasi, po ashtu ka kërkuar nga serbët, të mos nxisin, duke djegur simbole shqiptare.
“Për shkak të asaj që ka ndodhur të kaluarën, ndeshja do të jetë e tensionuar. Unë shpresoj që tifozët vendas, të vënë sportin para politikës dhe urrejtjes”, deklaroi De Biassi.
Di Biassi në vazhdim të deklaratës , kërkoj nga vendasit, që të mos djegin simbolet shqiptare./Indeksonline/