De Biasi: Shumë mirë për Skënderbeun, këta lojtarë më pëlqyen
Përveç shumë njerëzve që ishin të pranishëm në ‘Elbasan Arena’ për ta përkrahur Skënderbeun, ishte edhe përzgjedhësi, Gianni de Biasi, i cili foli për lojtarët e vëzhguar.
Gianni de Biasi ka lënë pushimet dhe ka ardhur në ‘Elbasan Arena’, për ta parë skuadrën shqiptare të Skënderbeut drejt rrugës së saj për grupet e Ligës së Kampionëve.
Ai foli për mediat pas ndeshjes ku vlerësoi edhe disa lojtarë, ku nuk mungoi edhe futbollisti kosovar Bernard Berisha, që mund të jetë kandidat për kombëtare shqiptare.
“Skënderbeu shumë mirë që vazhdon të eci me këmbë të mbarë në Ligën e Kampionëve . Më pëlqeu, sepse është arritje për futbollin shqiptar”, tha De Biasi, transmeton Telegrafi.
“Kush më pëlqeu te lojtarët? Do të thosha Shehi mbi të gjitha, sepse ishte vendimtar dhe lojtari më i mirë në fushë. Lilaj gjithashtu, kurse Salihi u tregua një sulmues profesionist. Po kështu dhe Berisha”, është shprehur trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi pas ndeshjes.
Skënderbeu do të mësoj kundërshtarët të premten kur do të hedhet shorti për play- off të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/


