Eko Higjiena

De Biasi: Rojet e sigurimit serb sulmuan kombëtaren shqiptare

/ 3 minuta lexim

Lojtarët e Shqipërisë janë sulmuar nga rojet e sigurimit serbë, futbollistët e kombëtares serbe dhe nga tifozët vendas, ka thënë trajneri Giani De Biasi duke theksuar se ky është shkaku i ndërprerjes së ndeshjes.

Mjetet piroteknike nga tifozët vendas dhe një drone që ateroi me flamurin kombëtarë shqiptarë i bërë nga një tifoz shqiptar, ka bërë që ndeshja në mes të Serbisë dhe Shqipërisë të ndërpritet pak para përfundimit të pjesës së parë ku rezultati ishte 0-0.

Mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar skandalin edhe si politik, derisa gjendja ka eskaluar kur futbollisti serb Stefan Mitrovic ka shqyer flamurin që ateronet në qiell, ku pastaj erdhi reagimi i futbollistëve shqiptarë të cilët e mbrojtën atë. Ndeshja u prish kur në fushë dolën tifozët.

Ndeshja u ndërpre për shkak se Federata e Futbollit Shqiptar refuzoj të vazhdojë ndeshjen për shkaqe sigurie ndërkaq këtë fakt e ka përmendur edhe trajneri De Biasi i cili beson se skuadra e tij është dashur ta mbroj vetveten nga gjendja “e rrezikshme” ku edhe sigurimi ishin të dhunshëm.

UBT

“Ishte një përvojë traumatike diçka qe ne nuk deshëm të ndodh”, ka thënë trajneri i Shqipërisë për gazetarët.

“Ne po luanim mirë. Fatkeqësisht ne nuk ishim në gjendje qe ta përfundonim ndeshjen pasi që fansat vraponin në fushë. Kjo ishte një situatë e jashtëzakonshme që krijojë rrezik të madh. Futbollistët u sulmuan nga tifozët ku u krijua një situatë e rrezikshme por po ashtu edhe nga stafi i sigurisë, që ishte një situatë e jashtëzakonshme. Stadiumi në Beograd ishte një vend tipik jo adekuat për t’u zhvilluar kjo ndeshje. Autoritet duhet të vendosin nëse Serbia të shpërblehet me një humbje prej 3-0, por imazhet janë të qarta dhe të gjithë i kanë parë. Rreziku ishte i jashtëzakonshëm kurse stadiumi jo adekuat për t’u zhvilluar një ndeshje e këtillë”, tha trajneri italian.

Serbia nga ana tjetër ka insistuar se ata janë me të qetë për incidentin pavarësisht se UEGA ka filluar procedurat disiplinore kundër tyre për sjelljen e tifozëve dhe sigurimit të dobët që gjithmonë është i frikshëm kur ndeshjet luhen në Beograd.

As Federata Shqiptare e futbollit s’do do të mbetet lehtë nga UEFA, pavarësisht se ata pritet të dënohen me pak, ndërkaq në këtë rast ata pritet të përballen me sanksione për dronein që fluturoi në fushë dhe refuzimin e tyre për të luajtur ndeshjen.