Eko Higjiena

De Biasi në dilemë për formacionin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Teksa dita e debutimit të kombëtares Shqiptare në eliminatoret e Euro 2016 po afron, dilemat e formacionit për trajnerin Gianni De Biasi janë të mëdha.

Teksa dita e debutimit të kombëtares Shqiptare në eliminatoret e Euro 2016 po afron, dilemat e formacionit për trajnerin Gianni De Biasi janë të mëdha. Pasi ka parë skuadrën në seancat stërvitore, numri 1 i stolit kuqezi ka shumë pikëpyetje mbi ndërtimin e 11 titullar që do të hedhë në fushë të Dielën në orën 20:45 ndaj Portugalisë.

Në të gjitha variantet e mundshme taktike që 59-vjeçari mund të përdorë janë vetëm 5 futbollistë që duekt se kanë vendin e sigurt. Nuk ka dyshime përsa i përket portës, çelsat e të cilës do ti besohen gardianit Etrit Berisha. Mbrojtja në masën 75% është e kolauduar, me Canën, Mavrajna dhe Agollin që kanë vendin e sigurt në formacion, duke përjashtuar këtu ndonjë surprizë të pakëndshme.

Mobi Casa

Dilemat janë të mëdha në krahun e djathtë të repartit difensiv, ku në balotazh janë Andi Lila, Taulant Xhaka dhe Elseid Hysaj. Në mesfushë bind prezenca e mesfushorit shtatshkurtër të Paokut, Ergys Kace, teksa pjesa tjetër e formacionit është ajo që shkakton dhimbje të mëdha koke për trajnerin De Biasi.

Në sulm Salihi, Cikalleshi dhe Kapllani janë alternativat, por italiani i stolit kuqezi mund të vendosë të luajë edhe me Gashin, duke përdorur skemën me një 9 të fshehtë. Në mesfushë alternativat janë të shumta, duke filluar me Bulkun, Kukelin, Xhakën, Gashin, Shalën, Abrashin apo edhe spostimin e Lilës. Shumë dilema në mendjen e De Biasit për të vendosur formacionin titullar, që mesa duket do ta zgjidhë vetëm në orët e fundit, pak përpara fillimit të ndeshjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.