ARKATANA

De Biasi: Kosovarët, o për Kosovën o për Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka konfirmuar për mediat shqiptare takimin që do ta ketë me përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakun. Ai ka thënë që futbollistët kosovar duhet të zgjedhin për kë të luajnë, e jo të bëjnë kërkesa për të luajtur edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë.

“Me Bunjakun do të takohemi dhe të flasim për lojtarët kosovar. Ata duhet ta kenë parasysh që duhet të luajnë o me Shqipërinë o me Kosovën dhe jo të thonë që duam të luajmë miqësoret me Kosovën dhe zyrtaret me ne”, ka thënë De Biasi, duke u referuar në kërkesën e Loret Sadikut që ia kishte bërë FIFA-s, e që ishte përcjellë nga gazeta Arena. De Biasi ka folur edhe për Januzajn.

FIDANISHTJA

“Januzaj kishte dy vjet që ndiqej nga në, por ai kishte një baba shumë të hekurt, që nuk na ka mundësuar asnjë takim kokë më kokë me të. Ai kishte frikë se në mund ti mbushnim mendje dhe ta bënim që të luante me kombëtaren tonë”, ka thënë italiani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.