ARKATANA

De Biasi: Kosova meritoi më shumë se një pikë ndaj Finlandës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka vlerësuar se Kosova ka merituar më shumë se një pikë që mori në ndeshjen eliminatore ndaj Finlandës më 5 shtator.

Gianni De Biasi në një intervistë dhënë “Ora News”, të enjten, ka thënë se Kosova e ka nisur me këmbë të mbarë rrugën për kualifikim në kampionatin botëror “Rusia 2018”. Kosova në ndeshjen e parë kualifikuese për botërorin 2018 në Turku të Finlandës barazoi 1:1.

De Biasit i ka pëlqyer mënyra se si ka luajtur Përfaqësuesja e Kosovës kundër një skuadre me më shumë përvojë.

Mobi Casa

“E pashë një pjesë të mirë të ndeshjes së parë të saj me Finlandën. Ka bërë një ndeshje të mirë dhe jam i kënaqur për të për faktin që si një skuadër e re, në një debutim të tillë, nisi me këmbë të mbarë. Meritonte diçka më shumë nga rezultati, sidoqoftë një nisje e mirë, e bukur”, ka thënë De Biasi.

De Biasi ka thënë se Kosova e ka grupin më të vështirë se Shqipëria. Ai në humor i tha gazetarit që të t’ia publikojë të gjitha që i thotë, përfshirë edhe lavdet për Kosovën.

“Kosovës i ka rënë që të jetë në një grup realisht shumë të fortë. ‘Pak’ më i vështirë se grupi ynë. Luan kundër Kroacisë, Ukrainës, Turqisë. Mos ma fshij në montazh këtë që po e them”, tha buzagaz De Biasi.