De Biasi e do Mehmetin në kombëtare

Gianni De Biasi ia ka vërë syrin edhe një tjetër futbollisti kosovar. Bëhet fjalë për sulmuesin Agon Mehmeti, i cili luan me ekipin italian Novara.
Mësohet se trajneri i ekipit kuqezi ka shprehur interesim që ta angazhoj në ekip sa më shpejtë 23 vjeçarin.
Ish sulmuesi i Malmos, thuhet se ka shprehur gatishmërinë ti bashkohet ekipit kuqezi, pasi ka humbur shpresat se mund të ftohet nga përfaqësuesja e Suedisë.
Ai ka luajtur me ekipin U-19 dhe U-21 të Suedisë, derisa për të marr leje nga FIFA që ta veshë fanellën kuqezi, Federata Shqiptare e Futbollit duhet të përdor strategji të njëjtë sikurse për Migjen Bashën.
Trajneri italian, përveç Mehmetit në ndeshje e radhës të ekipit kuqezi mund t’i ftoj në skuadër Vullnet Bashën dhe Ilir Berishën, ndaj të cilëve ka filluar proceduar për pajisje me pasaportë shqiptare.