Fundamenti

De Biasi dhe Cana , të kënaqur me Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gianni De Biasi është shumë i kënaqur me paraqitjen e Kombëtares shqiptare në ndeshjen miqësore kundër Armenisë, të cilën e fituan me rezultat 2:0.

“Ekipi i Armenisë ishte shumë i mirë në aspektin fizik. Duke patur parasysh se të githë lojtrët sapo janë kthyer nga pushimet, ne kemi luajtur shumë mire. Sigurisht që morra sinjal pozitiv nga të gjithjë të rinjtë. Presim edhe më shumë nga ky grup, që të na sjell gëzime”, ka deklaruar De Biasi pas ndeshjes.

De Biasi gjithashtu është i kënaqur me prurjet e reja, Shkëlzen Gashin, Amir Abrashin, Vullnet Bashën dhe Jurgen Gjasulën, të cilët debutuan me ekipin kuqezi.

Strategu Italian ka thënë se ka edhe tri javë kohë për tu përgaditur për dy ndeshjet e radhës, kundër Sllovenisë dhe Isalndës, të cilat do të zhvillohen në muajin shtator, në kuadër të eleminatoreve për Botërorin ‘Brazili 2014’.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, Kapiteni i ekipit kuqezi, Lorik Cana ka lavdëruar skuadrën për fitoren, derisa prurjet e reja në ekip I ka vlerësuar lartë.

“Kemi pasur një kundërshtar të vështirë, por ne luajtëm mire dhe arritëm deri te fitorja. Prurjet e reja kanë treguar cilesi, po formohet nje identiet. Kjo nuk arrihet shpejt, por Brenda 4-5 edicioneve”, ka deklaruar Cana.

Mesfushori i Lazios, ka paralajmëruar se ekipi do të përgaditet sa më mire për dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenisë dhe Islandës, ku synim kryesor i kuqezinjëve është fitorja./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.