United Hospital

Davenport: Arifi po bënë punë të shkëlqyer, Fakulteti do të ndërtohet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i delegacionit të Unionit Evropian në Republikën e Sërbisë Michael Davenport i ka dërguan letër përkrahëse kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Arifit, në të cilën thuhet se, gjatë vitit të kaluar përpjekjet janë bërë që të zhvillohet një projekt për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme, për edukimin e lartë në Bujanoc, duke ndërtuar ndërtesë për Fakultetin, ndërkaq fondi i Unionit Evropian edhe më tejë është i gatshëm të japë kontriboutin e vetë për këtë, duke mos harruar edhe Trupi Koordinues i cili ka premtuar bashkë-financimin.

Shef i delegacionit të UE-së në Republikën e Sërbisë përmes letrës dërguar kryetarit të Komunës së Bujanocit, ka lavdëruar kryetarin Arifi dhe ekipin e tijë, si dhe pushtetin lokal të Bujanocit, të cilët sipas Davenport, po bëjnë përpjekje maksimale për të zgjidhur çështjen e shpronësimit të tokës me qëllim që të sigurohet disponueshmëria për të filluar punimet.

Në letrën e tij njeriu i parë i UE-së në Sërbi gjithashtu ka thënë se, dua t’ju inkurajojë për përpjekjet e mëtejme në negocijimin e Memorandum Bashkëpunimit dhe kontratën me Fakultetin Ekonomik të Suboticës. Negociatat nga të gjitha anët janë marrë shumë seriozisht thotë Davenport, dhe shtonë se, në besnikëri dëshiroj t’ju nxisë që të vazhdoni në këtë frymë, me qëllim që afatet kohore të arrihen.

Hidromorava

Në letër gjithashtu thuhet se, komisioni i palëve të interesuara u themelua vitin e kaluar i kryesuar nga komisioneri i lartë i OSBE-së për Pakicat Nacionale, ky funksion do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e kualitetit të edukimit të lartë në regjion si dhe në monitorim efektiv të Memorandum Bashkëpunimit. Michael Davenport, ka porositur të gjitha palët që të vazhdojnë të negociojnë me mirëbesim dhe të arrijnë afatet kohore të mesit të Prillit për këtë Memorandum Bashkëpunim dhe marrëveshjen përfundimtare të kontratës.

Në fund të letrës së tij i pari i UE-së ka bërë të ditur se, delegacioni i Unionit Evropian do të vazhdojë të mbështesë Bujanocin dhe regjionin me fonde përmes programit EUPROGES, Bashkëpunimit ndër-kufitar dhe iniciativat tjera zhvillimore./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.