Mobi Casa

Daut Xhemajli e mohon aktakuzën në gjykimin e tij të parë

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në gjykatën Themelore në Gjilan të mërkurën është mbajtur seanca e parë ndaj Daut Xhemajlit, Avdullah Eminit, Sabri Sherifit, Tahir Lubishtanit, Ridvan Ademit dhe Musa Hasanit. Xhemajli akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Xhemajli e ka mohuar veprën penale për këtë arsye është caktuar shqyrtimi i dytë për arsye se edhe të pandehurit e tjerë nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale për të cilat akuzohen.

Të mërkurën ka nisur gjykimi i parë kundër Daut Xhemajlit ish zëvendësministër i drejtësisë. Ai së bashku me Avdullah Eminin, Sabri Sherifin, Tahir Lubishtanin, Ridvan Ademin dhe Musa Hasanin akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ky proces që po udhëhiqet nga trupi gjykues i kryesuar nga Afrim Shala është shtyrë për me 27 maj 2014 pasiqë të gjithë të pandehurit e kanë mohuar veprën penale.”Deri para datës së shqyrtimit të dytë të pandehurit ose mbrojtësit e tyre kanë të drejtë të paraqesin kundërshtim ndaj provave në aktakuzë ose kërkesë për hedhjen e aktakuzës” tha Afrim Shala për rajonipress.

Të gjithë të akuzuarit sipas aktakuzës që ka ngritur prokurori Isuf Sadiku dyshohen se kanë shkelur procedurat e prokurimit publik, derisa ishin zyrtarë të Komunës së Vitisë gjatë viteve 2009 dhe 2011.

“Daut Xhemajli, në cilësinë e ish shefit të administratës dhe Personelit në Komunën e Vitisë, dyshohet se me qëllim të shkaktimit të dëmit për personin tjetër ose për organizatën e biznesit, shpërdoron pozitën e tij zyrtare duke tejkaluar detyrat zyrtare, në atë mënyrë që shkel legjislacionin përkatës të Ligjit të prokurimit duke lidhur kontratë për punë ka zhvilluar aktivitetet e prokurimit në vlerë prej 7.936.13 euro me kompaninë “Kristal” nga Vitia” thuhet në aktakuzë.

Për këtë aktakuzë në prokurori Daut Xhemajli ka thënë se nuk e ndjen vetën fajtor për veprën penale që i vihet në barrë dhe mendon se ka vepruar në suaza të dispozitave ligjore dhe se sipas tij të gjithë dokumentacionin e ka kontrolluar dhe se të gjitha kanë qenë në rregull.

Uji Dea

Edhe Ndërsa Avdullah Emini ish shef i Prokurimit në Komunën e Vitisë akuzohet se ka shpërdoruar pozitën duke tejkaluar detyrat zyrtare.

Emini po ashtu akuzohet se në mënyrë kundërligjshme ka nënshkruar aneks-kontrata me shtatë operatorë ekonomikë në vlerën 78.318.87 euro, pa i përfillur procedurat e prokurimit.

Edhe Tahir Lubishtani, Ridvan Ademi dhe Musa Hasani kishin qenë kryetarë dhe anëtarë të komisioneve kur dyshohet se kishin kryer veprat penale.

Ndryshe Daut Xhemajli ka edhe një aktakuzë tjetër të ngritur nga ana e prokurorit Shaban Spahiu pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan ( 24.09.2013), Departamenti për krime të rënda.

Daut Xhemajli dyshohet se më 04.12.2008, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për veti apo për organizatën e biznesit, ka shpërdorë pozitën zyrtare apo autorizimin në atë mënyrë që duke qenë në pozitën e shefit të administratës së përgjithshme dhe personelit në Komunën e Vitisë, ka nxjerr vendimin me të cilin ka liruar nga pagesa e qerasë mujore në vlerë të 1090 eurove për katër muaj barnatoren “Galemi Pharm”, me çka të dëmtuarës komunës së Vitisë i ka shkaktuar një dëm material prej 4.360 eurove.

Në këtë aktakuzë Xhemajli akuzohet dhe për një dëm tjetër që i ka shkaktuar Komunës së Vitisë, duke mos u kujdesur për implementimin e obligimeve kontraktuese për firmën “Elita” duke i shkaktuar një dëm komunës në vlerë të 6.834 eurove./rajonipress/