RCCOLA

Dasmorët e rrahin policin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është rrahur rëndë nga disa dasmorë në fshatin Vrellë të Istogut. Deri të incidenti ka ardhur pasi që polici kishte intervenuar në një rast gjuajtje me armë zjarri.

Sipas policisë, rrahja e policit është bërë në rrugë dhe në të ka marrë pjesë edhe i zoti i dasmës. Polici i lënduar menjëherë ka kërkuar asistencë nga njësitet policore të cilat me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar tre të dyshuar.

Mobi Casa

Lidhur me rast është njoftuar edhe prokurori i çështjes, me vendim të të cilit këtyre të dyshimtëve ju është shqiptuar masa e ndalimit policor në afat prej 48 orësh./Indeksonline/