United Hospital

Dasma jonë kombëtare

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

E kem nisë një dasmë të madhe –
Marrim nusen si sorkadhe !
Defet tona lye me bojna –
Marrim nuse me shqiponja !

Hajde dalim këndojmë me def –
E kem nisë dasmën për qejf !
Iu biem defeve me çampare –
Kem nisë dasmën mbarëkombëtare !

Sa me gëzim këngën fillova –
Na vijnë n’ dasmë nga mbarë Kosova !
Vijnë Drenica e Rugova ,
Na vijnë Llapi e Gjakova …

Vijnë Gollaku e Karadaku –
Hijeshi mbushet konaku !
Lartë në qiell valon bajraku –
Jem bashkua vëllezër t’ një gjaku !

Jem bashkua motra e vëllazëri –
Valon shqipja kuq e zi !
Jem bashkua miku me mik –
S’ ka ç’ na banë asnjë armik !

S’ pushon kënga e dyzeni –
Na vijnë miqtë prej Prizreni !
Bien daullja e dajreja –
Na vijnë miq e shokë nga Peja !

Bien surlja e mezhnica –
Na vijnë miq nga Mitrovica !
S’ na ndalë veriu , as murrlani –
Na vijnë miq nga Gjilani !

S’ pushon uti e mandolina –
Na vijnë miq nga Prishtina !
Hijeshi asht mbushë saraji –
Na vijnë miqtë nga Ferizaji !

Hajde dalim te kapixhiku –
Na vijnë miqtë nga Kaçaniku !
Hedhin valle nuse e bija –
Na vijnë miqtë nga Vushtrria !
S’ pushon gajdja e klarineti –
Na vijnë vëllezërit nga kurbeti !
Dasma jonë ka shumë lezet ,
Ka mikpritje e muhabet !

Fort janë gëzua baba e nana –
Na vijnë vëllezërit nga Tirana !
Gëzim të madh vëllezër e motra –
Na vijnë miq , dasmorë nga Shkodra !

Uji Dea

Gëzim të madh kanë tezja e daja –
Na vinë n’ dasmë , miq nga Kavaja !
Sa me gëzim po bien tupani –
Na vijnë vëllezërit nga Elbasani !

Hedhin valle shokë e shoqe –
Na vijnë n’ dasmë vëllezërit prej Korçe !
Këndoni motra , ju lumtë dora –
Na vijnë n’ dasmë miq nga Vlora !

S’ pushon kënga dhe kitara –
Na vijnë vëllezërit nga Himara !
Këndoni vëllezër me sharkia –
Na vijnë miq nga Çamëria !

Këndoni halla e këndoni teze –
Na vijnë vëllezërit prej Preveze !
Po bien saze e violina –
Na vijnë vëllezërit nga Janina !

Rrush të bardhë e leblebia –
Na vijnë vëllezërit nga Gucia !
Plot tepsia me bakllava –
Na vinë n’ dasmë vëllezërit nga Plava !

Hajde dalim luajmë te blini –
Na vijnë vëllezërit nga Ulqini !
Shpija jonë si piramida –
Na vijnë vëllezërit nga Ilirida !

Po bien defi e darabuki –
Po na vijnë vëllezërit nga Shkupi !
N’ krye t’ valles po prinë Xheva –
Na vijnë vëllezërit nga Presheva !

Mish t’ fërguar nda prej koci –
Na vijnë vëllezërit nga Bujanoci !
Lartë po e ngritë flamurin Regja –
Na vijnë vëllezërit nga Medvegja !

Bijë e bija u martofshin –
Djem e çika mbarë u shtofshin !
Pushkët e gëzimit le t’ kërcasin –
Armiqtë tanë le të pëlcasin !

Gjilan, më 20.12.2013, Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.