Fundamenti

Dashuriçkat e yjeve shqiptare

/ 1 minutë lexim

Taulant Xhaka po kalon ditët më të mira si futbollist. Ai po tregohet i suksesshëm te skuadra zvicerane Basel, por suksesin e njëjtë nuk po e ka së fundi edhe në jetën private.

Kohë më parë mediumet në Zvicër kanë raportuar se Xhaka 23-vjeçar është ndarë me bukuroshen Dorina Podrimja. Dorina po ashtu jeton në Zvicër, ndërsa vitin e kaluar ishte kandidate për Miss Zvicra.

Fundamenti

Xhaka e Podrimja në mars të vitit të kaluar kishin bërë publike lidhjen, së cilës i erdhi fundi për shkak të xhelozisë. Kështu të paktën ka thënë Xhaka, futbollisti nga Kosova që është në pritje të debutimit te Kombëtarja e Shqipërisë. Dorina 22-vjeçare më herët është marrë me volejboll./koha/