ARKATANA

Dardania e Lozanës “me një këmbë” një ligë më lartë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Pas fitores 4:1, skuadra jonë duhet që edhe në ndeshjen e kthimit, më 15 qershor në Payerne, ta ruajë më së paku këtë rezultat

FC Dardania nga Lozana përfundoi kampionatin futbollistik si nënkampion i grupit në ligën e dytë kantonale. Me këtë ajo fitoi të drejtën që të luajë në ndeshje barazhi që të ngrihet një ligë më lartë, në ligën e dytë interkantonale, në të njejtin rang ku ishte para pesë viteve, apo në të njëjtin rang ku tani garon FC Kosova nga Cyrihu.

Pas përfundimit të kampionatit të rregullt,fati e deshti që klubi shqiptar në ndeshje barazhi të takohet me FC Stade Payerne. Fituesi nga dy takimet e drejtpërdrejta fiton vizën për një rang më lartë.

FC Dardania Lausanne – FC Stade Payerne 4 – 1

Në kuadër të ndeshjes së parë të barazhit,skuadra jonë shënoi fitore të thellë dhe të merituar 4 me 1. Ndeshja u luajt në një atmosferë sportive shqiptare nën tingujt e daulles shiptare në praninë e afër 1000 shikuesve. Stadiumi ishte i rrethuar dhe mbushur me flamuj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Fillimi i takimit u takoi mysafirëve të cilët pas dhjetë minutave shënuan për të avancuar në rezultat. Pas këtij goli, futbollistët shqiptarë u këndellën aq shumë sa që deri në fund të pjesës së parë shënuan dy herë, për të shkuar në pushim me nje gol epërsi.

ARKATANA

Me të filluar pjesa e dytë filloi të binte një shi i rrëmbyeshëm por lqë nuk i pengoi lojtarët tanë që edhe gjatë pjesës së dytë të shënojnë edhe dy gola, duke mos pësuar asnjë. Dhe në fund shënuan fitore të merituar 4 me 1. Është kjo nje fitore e madhe dhe një hap që shpie në një ligë më lartë. Por, që të arrihet kjo, skuadra jonë duhet që edhe në ndeshjen e kthimit e cila luhet të shtunën më 15 qershor në ora 17 në Payerne, ta ruajë më së paku këtë rezultat

Turne i madh Ndërkombëtar M20

Nga 12 deri 15 qershor në qendren sportive BOUT DU LAC në BOUVERET NË VALAIS (VS) mbahet turneu i madh ndërkombëtar i fitbollit M20.

Marrin pjesë skuadrat M20 nga këto shtete: Kosova, Brazili, Egjipti dhe Gana Ndeshjet luhen: Emërkurë, ora 17h00: Brazili-Egjipti: 19h30 Gana-Kosova, 15h30–gjysmë finale; 18h00–Finalja

Biletat mund të gjenden në wb faqen www.valaisyouthcup.com
Vendet janë të limituara
Ticket hotline 0900.101.102 /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.