Mobi Casa

“Dardania” e LDK’së kallxoi çka është masoviteti!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të lagjeve “Dardania I” dhe “Dardania II”, në tubimin e organizuar në mbrëmje, në mënyrë masive kanë rikonfirmuar mbështetjen për Lutën dhe Lidhjen më 19 nëntor, duke treguar se çka është masoviteti.

Ata njëzëri thanë se kanë vendosur që moti që besimin t’ia japin njeriut që nuk e di çka është humbja, kreut aktual dhe të ardhshëm të Gjilanit, Lutfi Haziri, për t’i vazhduar punët e hajrit në realizimin e projekteve madhore për ta.

“Faleminderit shumë “Dardania” jonë, e cila ka qenë bastion kryesor i rezistencës, arsimit, dijes, kulturës dhe urbanizimit. Ne nuk e harrojmë kontributin edhe të atyre veprimtarëve që nuk janë në mesin tonë. Gjunjëzohem para kontributit tuaj të jashtëzakonshëm për këto 28 vite”, ka thënë Haziri, duke adresuar mesazhin para të pranishmëve.

UBT

Haziri tha se nuk do t’i përmend projektet e mëdha të realizuara në “Dardania I” e “Dardania II”, ka rikonfirmuar se në mandatin e ri qeverisës, këto lagje dhe të gjitha lagjet e fshatrat e komunës do të përfitojnë nga investimet e mëdha “duke e bërë tregimin e madh për Gjilanin”.

Ai ka ftuar edhe ata që kanë pasur hezitime më 22 tetor t’i bashkëngjiten karvanit të madh të fitores më 19 nëntor, sepse siç tha, “me neve fitojnë të gjithë”./rajonipress/

Mund të ju interesoj: