Fundamenti

Dardania: Besimin e ka Qemajl Mustafa

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Këtë mbrëmje takuam aktivistë të subjekteve tjera në Dardani dhe biseduam për qeverisjet e pasluftës, sipas bisedës dhe prezencës se tyre në shtabin e PDK-së në Dardani , dhe aty ishte gjithçka e qartë se duhet të vazhdojmë me Qemajl Mustafen dhe nuk ka alternativ tjetër, nuk është zgjidhje për qytetin ai që na zvogëloi Gjilanin ka thënë Besim Ismajli.

Gjatë këtyre ditëve fushate na u kanë bashkangjitur një numër i madh aktivistesh të subjekteve tjera për të shpëtuar Gjilanin nga e keqja.

Vlen të theksohet për disa sportist po të kësaj lagjeje dhe që e mbajnë mend shumë mirë kandidatin opozitar sa ishte në qeverisje me Ministrin e Kulturës, Rinis dhe Sportit për investimet që i destinojke nëpër stadiume dhe palestra jashtë qytetit të Gjilanit tha koordinatori i lagjes Selajdin Abdullahu.

Eco Higjiena

Tema të bisedave ishin edhe ato se për çka mbahet mend te qytetarët e Gjilanit Lutfi Haziri dhe pse nuk po shkon nëpër debate?

Lutfi Haziri nuk e ka mendjen për Gjilan, sepse e ka dëshmuar se ku e ka mendjen dhe sa e dashuron qytetin që e ngriti politikisht, vetëm pozita në Prishtinë i intereson dhe asgjë tjetër, mos të lejojmë të na shfrytëzoje edhe njëherë, t`ia ja japim dënimin që e meriton dhe të dënojmë me votë thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/.