Uje Dea

Dardanapress organizon trajnim për rolin dhe përgjegjësitë e komiteteve konsultative në Kamenicë

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Organizata Joqeveritare Dardanapress ka organizuar një trajnim me temën “Roli dhe detyrat e anëtarëve të komiteteve konsultative”, në kuadër të projektit “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës”.

Trajnimi kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe forcimin e kapaciteteve të anëtarëve të komiteteve konsultative, me theks në rolin, përgjegjësitë dhe detyrat e tyre në proceset e vendimmarrjes komunale.

Gjatë aktivitetit u diskutua për funksionimin e komiteteve konsultative, me fokus të veçantë në Komitetin për Zhvillim Ekonomik, përgjegjësitë e anëtarëve dhe rëndësinë e komunikimit e bashkëpunimit me institucionet komunale.

UBT KOSOVE

Po ashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në konsultimet publike dhe në proceset e vendimmarrjes lokale, si një element i rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në nivel komunal.

Në përfundim të trajnimit, u rekomandua fuqizimi i rolit të komiteteve konsultative në vendimmarrjen komunale, përmirësimi i bashkëpunimit me institucionet lokale dhe rritja e transparencës në punën e tyre. Gjithashtu, u theksua nevoja që rekomandimet dhe konkluzionet e mbledhjeve të këtyre komiteteve t’u përcillen organeve përkatëse komunale, me qëllim të shqyrtimit dhe adresimit të tyre.

Projekti “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës” financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.