United Hospital

Dardan Sejdiu: Avdullah Hoti ofendon dhe shpif për PSD’në, këndej kërkon bashkëpunim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ai ka folur për zhvillimet politike kohët e fundit në vend, më saktësisht për mocionin e propozuar nga opozita dhe për deklaratën e Lutfi Hazirit që ka kërkuar bashkëpunim me PSD’në.

Ai ka thënë se më në fund ka dalë dikush nga LDK’ja që po reflekton dhe nuk po del me deklarata kundër kësaj partie. Ai ka folur për qëndrimin e shefit të grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ndaj partisë së tij.

“Ne e dimë retorikën e abdullahit ndaj PSD’së”, ka thënë Sejdiu.

“Ndonëse ofendon dhe shpif kundër PSD’së, ai këndej kërkon bashkëpunim”

Hidromorava

Ai ka thënë se i vjen mirë që më në fund dikush nga LDK’ja po kërkon marëveshje për të ardhmen.

“E vërteta është se LDK’ja ka qeverisur bashkë me PDK’në për 15 vite” , ka shtuar Sejdiu.

“E dimë që LDK ka potencial për ndërrim të mendimeve në momentin e fundit”

Tutje Sejdiu ka treguar se për të qenë pjesë e mocionit partia e tij kërkon një plan afatgjatë dhe jo një ndërrim të pushtetit e jo të qeverisjes./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.