Danaj: Tribunali, akt barbar

Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, është deklaruar kundër krijimit të një tribunali për hetimin e krimeve të pretenduara nga UÇK-ja.
Ai ka thënë se një tribunal i tillë është një akt barbar dhe “gjenocid demokratik” që vjen nga Brukseli.
“Është hakmarrja e lobit proserb në Bruksel kundër bombardimeve të NATO-s mbi Beograd. Si i tillë duhet të refuzohet kategorikisht.
Të krijosh këtë gjykatë, do të thotë që 15 vjet pas luftës viktimën ta konsiderosh agresor”, është shprehur ai.
Danaj ka kundërshtuar krahasimet që është duke i bërë Moska në mes të Kosovës dhe Krimesë. /Epoka e re/