ARKATANA

Dallku i gatshëm të largohet nga Kombëtarja shqiptare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tiranë – Mbrojtësi kosovar Armend Dallku po e mendon seriozisht largimin nga ekipi kuqezi, me qëllim që të mund t’u lërë më shumë hapësira lojtarëve më të rinj. Gjithsesi, 30-vjeçari pohon se vendimin përfundimtar do ta marrë pas përfundimit të këtyre eliminatoreve. Mbrojtësi luan prej nëntë vjetësh me Kombëtaren, por kohët e fundit, nisur edhe nga loja gjithnjë e në rënie, vendi i tij në skuadër është rrezikuar ndjeshëm.

Madje, në ndeshjen kundër Islandës, ai ishte një ndër lojtarët më të dobët në fushën e lojës. “Pasi të përfundojë ky cikël, të gjithë do të ulemi për të analizuar ecurinë e skuadrës. Po ashtu, unë do të flas me kolegët, trajnerin dhe me krerët e Federatës, prej të cilëve dua të mësoj se a u nevojitet ende kontributi im apo jo. Pas kësaj do të marr një vendim përfundimtar. Unë konsideroj se nuk ia vlen të udhëtoj nga Ukraina për të zhvilluar nga pesë apo dhjetë minuta lojë. Realisht, kjo nuk është një gjë e mirë për mua, prandaj do të isha i gatshëm të tërhiqem, sepse tashmë jam 30-vjeçar, dhe t’i lija hapësirë ndonjë lojtari të ri e me perspektivë”, pohoi Dallku për gazetën sportive Arena, transmeton Panorama.

Mobi Casa

“Nëse kolegët Lorik Cana, Etrit Berisha e gjithë të tjerët kanë nevojë për prezencën time, e po ashtu nëse ka nevojë edhe Kombëtarja, trajneri, tifozët, atëherë unë do të vazhdoj. Por, po e përsëris, kjo do të mësohet pas eliminatoreve”, tha Dallku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.