UBT

Dallgët e jetës që bashkëjetuan me frymën poetike

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arsim Halili – Si shumë të rinj të tjerë, kur viteve të nëntëdhjeta kishin dy rrugë, ose të shkonin në shërbim të djallit e për të kaluar në fatin e purgatorit, ose për të lënë tokën që i kishte lindur. Dhe doemos shumica zgjodhën mënyrën e dytë, do të bartin mallin në shpirt gjatë tërë jetës, por të paktën për të shpëtuar kokën. I tillë ishte edhe fati i Bujar Salihut. Dallgët e braktisjes ia ndryshuan ëndrrat dhe e zhvendosin në një transversale tjetër të jetës. Bujari ndonëse atëbotë me prirje të tjera, veçmas të fushës elektroteknike, duket se tek ai thellë në shpirt ishin fshehur edhe margaritarët të cilët shpërthenin nga çasti në çast.

Në kohën kur në duart e mia më ra në dorë libri i parë i tij, isha nxënës i shkollës së mesëm në vendlindjen e Bujarit. Këtu e njëzet vite më parë nga ky botim i librit “Në xipat e vetmisë “ Bujari ka krijuar identitetin e tij poetik, madje duke u vlerësuar edhe nga poet e studiues me emër, si në Kosovë por edhe në perëndim. Nuk është njëri nga ata që ka vrapuar pas titujve. Nuk është njëri nga ata që ka tentuar të eksperimentoj, sa për t’i dal emri në sipërfaqe, thjesht ai poezinë e ku kuptuar ndryshe që në fillim. Kuptohet avancimet nga vepra në vepër janë dukshëm më të realizuara. Duke shfletuar librin e tij edhe tani pas njëzet viteve, u mundova të akceptoj, përmbledhjen poetike “ Në xipat e vetmisë “ ndryshe nga leximi i viteve më parë.

Përmbledhja poetike “ Në xipat e vetmisë “ e botuar në vitin 1994 në Zvicër, njëkohësisht e përkthyer edhe në gjuhën frënge është i ndarë në katër cikle : Lokeve, Pak biografi, Gurrë pezmi, Shtresa enigmash.

Tek sa e hap këtë libër për të lexuar të shkon ndër mend fati i atyre lokeve që rrëmbyeshëm u ikën nën duar fëmijët e tyre dhe loti i tyre mbeti i patharë për aq kohë sa ato ishin strukur kthinave të errëta në pritje të lajmit për bijtë e tyre. Kështu do ta fillonte këtë rrugëtim poetik poeti Bujar Salihu. Çfarë e mëshiron poetin me këngët legjendare – historike e veçmas me protagonistin Gjergj Elez Alia. Ishte Kosova e cila kishte më shumë se nëntë plagë, ishte Kosova që lëngonte prej vitesh, ishte Kosova që bajlozi sillej çdo ditë në shtëpitë e shqiptarëve për të kërkuar gjakun e shqiptarëve.

Bujar Salihu në këtë mikro-strukturë poetike me mjeshtëri i vë parantezat e tij jo vetëm poetike, por edhe patriotike e sidomos përmes tingëllimës onomatopeike, thërret për të mbrojtur dinjitetin kombëtar përballë këtij bajlozi të egër siç ishte pushteti Millosheviqian. Për Bujarin ashtu si për të gjithë poetët të tjerë që krijonin atyre viteve të vështira kur Kosovën e kishte kapluar ajo perde e dhembjes, natyrisht se edhe diskursi poetik i poetit Bujar Salihu kishte intencë të paktën se si të hiqet kjo perde e dhembjes sa më parë. Kjo prangosje që kishte ndrydhur zemrat e shqiptare në çdo cep të Kosovës.

Uji Dea

Pra mund të shihet se në vargjet e Bujarit dominon motivi atdhetar, social,pse jo edhe poezi mendimtar, peizazhi me imazh zymtësie dhe shprese. Dhe kjo gjë shihet thuaj se në çdo poezi të kësaj përmbledhje ku e fillon poezinë me një ton dukshëm të dhembshëm dhe përmbyllja është një alternim për një fitore përballë të asaj që ndonjëherë duket edhe krejt e pamundur. Një nga lirikat tematike që poeti reflekton ndjenjën e tij nga një kënd përballë asaj që e ndjen e që në ciklin e tij pak biografi pa dyshim hyn edhe kjo poezi “Në katundin tim”, sepse fundja të gjithë e nisim biografinë tonë nga aty ku edhe lindim edhe poeti Bujar Salihu nuk iu ka shmangur dot mallit për vendlindje , por duket se aliteracioni poetik në këtë poezi reflekton tipare të një poezi bukolike.

Bujari shihet se në poezinë e tij nuk bënë lojë fjalësh aq më tepër kur tendenca e tij është që në fillim të librit të parë ta krijoj poezinë mendimtare , jo me ndonjë filozofi deri në pa kuptimësi. Ai paradoksin e gjithë asaj që na rrethon nuk kërkon ta enigmatizoj , sepse e tillë është , por poeti kërkon ta shpërfaq gjithë atë enigmë nga këndi i së dukshmes. Si të tilla mund ti lexojmë tek poezitë “ Shtresa enigmash “ Pritje “ , “E pashpjegueshme “,” Duke kërkuar lindjen “ etj

Në vend të përfundimit

Nga e gjithë kjo që u tha, ishte ky Bujari poeti i njëzet viteve më parë, i cili duket se para vetës mbarë shtroi një qëllim të mos jetë krijues shabllonizuar në motive,por të jetë një kërkues nga vetja, të krijoj me shije estetike edhe kur brenda vargut ka dhimbje. Bujar Salihu ka një vërshim në optikën krijues, jo për të deformuar lirikën tematike , natyrshëm që do t’i pranoj edhe vërejtjet dhe sugjerimet profesionale nga nisma deri në ditët e sotme, sepse tendenca e tij është që lexuesi të mbetet i kënaqur me atë që lexon nga ky poet./rajonipress/