KKVITI

Dalja nga pakoja, hapje e ‘kutisë së Pandorës’

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Beqiri ka thënë se fakti që LDK-ja është në opozitë, “nuk e shfajëson atë nga përgjegjësia që të mos interesohemi për vëllezërit që jetojnë në atë pjesë”. Kujdesi ndaj tyre Beqiri ka thënë se është obligim, sepse janë qytetarë shqiptarë, janë vëllezërit tanë.

Drejtues të shoqatës “Vatra” nga Presheva janë pritur të premten nga sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Ismet Beqiri, për të gjetur mbështetjen që edhe kjo pjesë të futet në agjendën e ‘bisedimeve eventuale’ të paralajmëruara me Serbinë.

Beqiri sërish e bëri të ditur qëndrimin politik rreth bisedimeve, duke thënë se i kundërshtojnë ato në formën si po planifikohen të mbahen, duke shtuar se po qe se hyhet në to, Beqiri thotë se duhet të shikohen mundësitë dhe të kërkohen edhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në atë pjesë të Kosovës të ndarë padrejtësisht.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, pas takimit me kryetarin e shoqatës “Vatra” nga Presheva, Sejdullah Kadriu, ka thënë se kjo parti nuk i përkrah bisedimet politike që po paralajmërohen se do të mbahen në të cilat temë diskutimi do të jetë edhe pjesa veriore e Mitrovicës, por megjithatë thotë se nëse hyhet në këto bisedime, duhet të shikohen mundësitë dhe të kërkohen të drejtat edhe të shqiptarëve që jetojnë në pjesën e Kosovës Lindore.

“Nëse hyhet në dialog, ne e kemi thënë se nuk do të jemi pjesë e dialogut dhe LDK-ja nuk e përkrah dialogun, por nëse shkohet në dialog, sigurisht, përmes institucionit të parlamentit do të mundohemi, nëse mund të duhet, t’i monitorojmë se çfarë po bëjnë ata dhe sigurisht është shumë legjitime që të kërkohet që problemet e shqiptarëve në Kosovën Lindore të trajtohen dhe të jepet rëndësi dhe prioritet”, ka thënë ai.

Beqiri ka thënë se fakti që LDK-ja është në opozitë, “nuk e shfajëson atë nga përgjegjësia që të mos interesohemi për vëllezërit që jetojnë në atë pjesë”. Kujdesi ndaj tyre Beqiri ka thënë se është obligim, sepse janë qytetarë shqiptarë, janë vëllezërit tanë.

Ai ka thënë se duhet t’i kemi parasysh se çfarë po bisedohet, e aq më tepër nëse tash tentohet të flitet për veriun, duke shtuar se edhe ashtu në Kosovë kemi një ‘diskriminim pozitiv’ të komuniteteve.

UBT

Sipas tij, nëse dëshirohet të shkohet edhe më larg dhe të dilet nga Pakoja e Ahtisarit, atëherë Beqiri thotë se kjo e hap ‘kutinë e Pandorës’ dhe askush nuk do të ketë të drejtë që nesër të mos kërkojë edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore, por edhe në pjesët e tjera ku jetojnë shqiptarët.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës “Vatra” nga Presheva, Sejdullah Kadriu, ka thënë pas takimit se kërkesa e tyre është që nëse do të ketë bisedime eventuale me Serbinë, atëherë në to të përfshihet edhe Lugina e Preshevës.

“Kërkesa jonë e vetme, ndër më të rëndësishmet pos tjerash është që të futet në agjendë të bisedimeve eventuale edhe problemi i Kosovës Lindore, ngase historikisht dihet se ajo pjesë ka qenë në Kosovë dhe kërkesa e ‘Vatrës’ është që t’i kthehet shtetit amë. Ne morëm përgjigje se LDK-ja nuk është e interesuar për bisedime, ngase nuk janë rrethanat për bisedime, por kemi kërkuar që në bisedimet eventuale nëse shkohet edhe pa LDK-në, të insistojnë në Parlament apo kudo qoftë për ta përdorur ndikimin e tyre, ta ndihmojnë pjesën e Kosovës Lindore që të ketë prioritet edhe kjo në këto bisedime të mundshme”, ka thënë ai.

Edhe pse ai ka kërkuar që në këto bisedime të përfshihet edhe Lugina, ai mendon se nuk janë të njëjta problemi i veriut të Mitrovicës dhe i Luginës së Preshevës.

Ai ka shtuar se në takimet me partitë politike ka kërkuar që të hapet një ‘zyre ndërlidhëse’, në mënyrë që t’i zvogëlojë mundësitë e keqpërdorimeve nga autoritetet serbe të Luginë, të përdoret ndikimi i asaj zyre për çështje të ndryshme kulturore, sportive, ekonomike, e pse jo të shikohet edhe mundësia për investimet kapitale, sado që Kosova ka mundësi.

Kreu i shoqatës “Vatra” Sejdullah Kadriu, gjatë takimit me Ismet Beqirin ka përmendur edhe shumë probleme që kanë qytetarët e Luginës, si me dokumentacion, e deri te nevoja për një spital njofton dukagjini.com/rajonipress/